LAJMI I FUNDIT:

“Kosova nuk ka nisur me juve”, “Me një të rame 80 mijë të vrame” – përplasje mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit në Kuvend

“Kosova nuk ka nisur me juve”, “Me një të rame 80 mijë të vrame” – përplasje mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit në Kuvend

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës sërish ka shkaktuar përplasje mes pozitës e opozitës, kësaj radhe në mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Tahiri i ka parashtruar disa pyetje ministrit Murati lidhur me deklaratat që dha ai për ndihmën që Qeveria u ka ofruar qytetarëve.

Shefi i deputetëve të AAK-së, më tej iu drejtua ministrit se “Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti e as me ministrin Murati”.


Tahiri i AAK-së, Qeverisë: E keni marr Kosovën me çelësa në dorë, bëni ju çka kemi bërë ne për 20 vjet
Lexo po ashtu Tahiri i AAK-së, Qeverisë: E keni marr Kosovën me çelësa në dorë, bëni ju çka kemi bërë ne për 20 vjet

“Po flet për subvencionime sikur gjithçka ka nis me ty dhe juve. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve, ka me vazhdu kanë me ardh të tjerë, por në kohën sa të jeni në funksion a ka mundësi me i bë do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin. Nuk jeni në pandemi”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.

Tahiri tutje ka shtuar se sa i përket ndihmave është mirë që ministri mos të hy në detaje sepse sipas tij ai nuk ka dhënë ndihma por lëmoshë.

“E ke pas shumë të lehtë ministër me vendos Ligjin e Pagave në buxhet. Me një të rame 80 mijë të vrame. Shumë lehtë e ke pas ministër me u marr me pagën minimale. Ju ministrat vetë pe vendosni në mina kryeministrin, e keni vendos me sindikatat me fol me pagë minimale. Pse nuk po e zhbllokoni OSHP-në, 300 milionë euro nuk janë investime kapitale, i keni blloku të gjitha anët”, u shpreh Tahiri.

Ai më tej shtoi se për tema të tilla duhet me pas guxim.

“Duhet me pas guxim e guximin intelektual e keni se i keni do tituj prandaj mos na u kthe neve këqyre veten në pasqyrë, lena neve. Nuk ki nevojë mu bo nervoz veç kryej punët e tua”, iu drejtua Tahiri, Muratit.

Lidhur me çështjen e Ligjit të Pagave u kundërpërgjigj, ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se Ligji i Pagave ka ngecur për shkak të kundërshtimeve nga sindikatat.

Murati iu përgjigjet kritikave të opozitës: Për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara shikojeni Telekomin
Lexo po ashtu Murati iu përgjigjet kritikave të opozitës: Për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara shikojeni Telekomin

“Pagën minimale shumë shpejtë besoj edhe atë do ta rregullojmë. Ka pas kundërshtime nga sindikatat. Normalisht që i kanë arsyet e tyre jo të qëndrueshme, për shkak se asnjë anëtarë i atyre sindikatave nuk preket nga ky vendim e as nga paga minimale, mirëpo janë arsyet politike që sindikatat për të cilat sindikatat nuk do të duhej që të bënin politikë”, ka thënë Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori