LAJMI I FUNDIT:

Një tarifë më e lartë për importin e energjisë ruse më efikase se embargo e plotë

Një tarifë më e lartë për importin e energjisë ruse më efikase se embargo e plotë

Një tarifë më e lartë në të gjithë Bashkimin Evropian për importet e energjisë që vijnë nga Rusia mund të rezultojë më efikase sesa një embargo e plotë, megjithëse edhe kjo e fundit do të kishte një ndikim të kufizuar në shumicën e vendeve.

Sipas Këshillit francez për Analiza Ekonomike, një embargo e plotë do të ishte “e menaxhueshme” për ekonomitë e BE-së, kostoja do të ndryshonte gjerësisht, duke goditur më së shumti Lituaninë, Bullgarinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Republikën Çeke.

“Kjo tarifë mund t’i japë mundësi vendeve të vogla, por më të ekspozuara, që të vazhdojnë të kenë qasje te importet e gazit rus, ndërkohë që do të reduktonte importet drejt vendeve më të mëdha dhe më pak të ekspozuara, që kanë më shumë mundësi për të zëvendësuar importet ruse”, thuhej në një studim të Këshillit.


Ku, një tarifë prej 40 për qind mund të zvogëlojë ndikimin te vendet më të ekspozuara ndaj importeve të energjisë nga Rusia, me pothuajse një të katërtën deri në një të tretën e ndikimit që do të kishte një embargo e plotë.

Vendet baltike dhe Polonia kanë bërë presion që importet e energjisë nga Rusia të ndërpriten plotësisht, ndërsa Gjermania ka hezituar për këtë. Megjithatë, Berlini ka thënë se po shkon gradualisht drejt një embargoje.

Këshilli tha se ndalimi i plotë i importeve të energjisë mund të shkaktojë mesatarisht një humbje të të ardhurave kombëtare bruto prej 0.2 për qind deri 0.3 për qind, duke arritur në 100 euro për person në moshë madhore. Në Gjermani, goditja ndaj të ardhurave kombëtare bruto mund të shkon deri në 3 për qind. Ndërsa, Franca do të ishte ndër vendet më pak të ndikuara, me një humbje ekonomike prej 0.15 për qind deri 0.3 për qind, pasi ajo është shumë më pak e varur nga importet e energjisë ruse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori