LAJMI I FUNDIT:

Adrien Rabiot mund të ndëshkohet nga Serie A, akuza direkte ndaj gjyqtarit të derbit Juventus – Inter

Adrien Rabiot mund të ndëshkohet nga Serie A, akuza direkte ndaj gjyqtarit të derbit Juventus – Inter

Adrien Rabiot nuk është pajtuar me vendimet e gjyqtarit në derbin që Juventusi e humbi 1-0 ndaj Interit.

Mesfushori francez nuk ishte i kënaqur me vendimet e zyrtarëve të ndeshjes pas fitores së Nerazzurrëve në Torino mbrëmë.


Hakan Calhanoglu u lejua të riekzekutonte një penallti pasi humbi të parën. Matthijs de Ligt ishte futur në zonë përpara se lojtari turk të gjuante topin dhe ishte i pari që u hodh në gjuajtje pas pritjes së Szczesnyt.

A u dëmtua Juventusi nga VAR-i në derbin me Interin - ky rast po komentohet shumë në mediat sociale
Lexo po ashtu A u dëmtua Juventusi nga VAR-i në derbin me Interin - ky rast po komentohet shumë në mediat sociale

Juventusi kërkoi një penallti në pjesën e dytë për një faull të Alessandro Bastonit ndaj Denis Zakarias, i cili dukej se ishte brenda zonës.

Rabiot e kishte kritikuar tashmë arbitrin gjatë intervistës së tij pas ndeshjes me DAZN, ku tha se zyrtari “kishte vendosur lojën”. Ai tha më shumë në postimin e tij në Instagram pas ndeshjes, duke shtuar se “është e vështirë të luash 11 kundër 12”.

Postimi u pëlqye nga shumë lojtarë të Juventusit, duke përfshirë Matthijs de Ligt, Arthur Melo dhe Weston McKennie. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori