LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Policia arreston një person për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes në lidhje me sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.


“Është arrestuar një person jemi duke punuar intensivisht për identifikimin e personave të tjerë të involvuar”, tha Hashani.

Çfarë parashikon rregullorja e FFK-së për Gjilanin - klubin që nuk siguron mbarëvajtjen e takimit
Lexo po ashtu Çfarë parashikon rregullorja e FFK-së për Gjilanin - klubin që nuk siguron mbarëvajtjen e takimit

Në polici rasti tashmë është hapur si lëndim i lehtë trupor. Portieri i klubit suharekas, Stivi Frashëri, është sulmuar nga disa tifozë të FC Gjilani teksa po zhvillohej ndeshja mes dy klubeve, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Para disa minutash, klubi futbollistik nga Suhareka, Fc Ballkani, ka deklaruar se portieri i tyre që u sulmua sot, Stiv Frashëri, është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencën e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa shtojnë se është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje të brendshme.

Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit
Lexo po ashtu Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit

Kryesia e tifozëve të klubit të futbollit Gjilani – “Skifterat” ka reaguar pas sulmit të tifozëve ndaj portierit të KF Ballkani, Stivi Frashëri, i cili si pasojë e lëndimeve është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

Kryesia e “Skifterave” thotë se distancohet publikisht nga akti të cilin e ka cilësuar si të shëmtuar dhe kanë deklaruar dorëheqjen.Aktin e kanë dënuar edhe kryetarët e dy komunave – Gjilan dhe Suharekë.