LAJMI I FUNDIT:

Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit

Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit

Gjilani ka lëshuar një komunikatë për dhunën që e kanë shkaktuar tifozët e tyre në duelin me Ballkanin në duelin e luajtur në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Enea Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri.


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje) që është bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

Gjilani del me njoftim zyrtar për ndeshjen e ndërprerë me Ballkanin
Lexo po ashtu Gjilani del me njoftim zyrtar për ndeshjen e ndërprerë me Ballkanin

📣 KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club Gjilani dënon ashpër incidentin e ndodhur në duelin e xhiros së XXVII-të në BKT Superligë ndaj skuadrës së Ballkanit.

Si klub nikoq i kësaj ndeshje kishim ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, ndër të tjerash kishim siguruar edhe qëndrimin e tifozëve mysafir.

Për planin operacional të sigurisë dhe organizimit të ndeshjes janë njoftuar para ndeshjes personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe vet klubi mysafir.

Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit
Lexo po ashtu Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

Për fat të keq situata u agravua në minutat shtesë të ndeshjes me rastin e golit të barazimit dhe si rrjedhojë e reagimit të dobët nga Policia e Kosovës erdhi edhe incidenti, me ç’rast u lëndua futbollisti Stivi Frashëri, të cilit i urojmë shërim të shpejtë në rend të parë dhe ndjesë për këtë ngjarje, e cila vetëm Sport Club Gjilanit nuk guxon t’i ndodh.

Gjithashtu, Klubit Futbollistik “Ballkani” i kërkojmë ndjesë publike dhe i garantojmë gjithashtu që ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë asnjëherë raportet e klubeve mes vete.

Mediat e rajonit shkruajnë për dhunën në Gjilan
Lexo po ashtu Mediat e rajonit shkruajnë për dhunën në Gjilan

Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani.

Sport Club Gjilani shpreh keqardhje për gjithë atë se çfarë ka ndodhur dhe do të përkujdeset me përgjegjësinë më të lartë që ky të jetë incidenti i fundit, në ndeshjet të cilat organizohen nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori