Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputetë të Kuvendit, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë lapidarit të të rënëve në fshatin Lybeniq të Pejës, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat serbe.
Presidentja Osmani tha se sakrifica e martirëve dhe dëshmorëve të Lybeniqit ka bërë që ne sot ta gëzojmë aspiratën tonë shekullore për liri.
“Këtyre njerëzve që kanë dhënë gjithçka deri në më të shtrenjtën e tyre, pra, jetën e tyre u kemi borxh gjithçka sepse asnjëherë ne nuk do të mund ta shijonim lirinë, asnjëherë nuk do të mund ta arrinim pavarësinë në qoftë se ata nuk do ta jepnin jetën për të”, tha presidentja Osmani.
“U kemi borxh për tërë jetën, por në të njëjtën kohë, është obligim i yni institucional që asnjëherë mos t’i ndalim përpjekjet tona për drejtësi. Në këtë masakër, sikurse edhe në çdo tjetër që regjimi gjenocidal i Serbisë ka kryer ndaj popullatës së pafajshme, civile në Kosovë, por edhe gjithë dëshmorët që kanë rënë, dëshmojnë se sa barbare ka qenë lufta e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo tha masakra e Lybeniqit është dëshmi e qartë e qëllimit shfarosës që regjimi i Millosheviqit që kishte ndaj popullit të Kosovës.
“Nuk duhet të ndalemi ditë pas dite dhe të punojmë pareshtur të gjithë bashkërisht, pa dallim, në mënyrë që gjaku i tyre mos të shkoj huq dhe në mënyrë që kryerësit e këtyre veprave makabre, kryerësit e gjenocidit të dalin para drejtësisë”, përfundoi Osmani.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë.
Ai tha se kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për Lybeniqin dhe Kosovën.
“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.
Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City