LAJMI I FUNDIT:

Interi takohet me agjentin e Dybalas

Interi takohet me agjentin e Dybalas

Drejtorët e Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio janë takuar me agjentin e argjentinasi Paulo Dybala, Jorge Antun, dhe shpresojnë ta bindin sulmuesin që t’i bashkohet Nerazzurrëve në verë si lojtar i lirë.

Sipas gazetës Tuttosport, kampionët e Serie A janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin si lojtar i lirë në fund të sezonit. Marotta e nënshkroi atë në vitin 2015 në Juventus në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh nga Palermo.


Dybala është në një marrëveshje prej 7.3 milionë euro me Juventusin dhe sipas raportit, Interi nuk e ka vendosur ende ofertën e tyre në tavolinë. Dybala nuk po nxiton të vendosë për klubin e tij të ri dhe ky mund të jetë një lajm i mirë për Interin.

Interi e sheh Dybalan si zëvendësues të Lautaros
Lexo po ashtu Interi e sheh Dybalan si zëvendësues të Lautaros

Nerazzurrët duhet të lirojnë listën e pagave për të bërë një ofertë të përshtatshme Dybalas.

Ndarja me Arturo Vidal, Alexis Sanchez dhe Matias Vecino mund të mos jetë e mjaftueshme për të përballuar sulmuesin dhe Nerazzurrët mund të kenë nevojë gjithashtu të shesin Lautaro Martinezin, një nga asetet e tyre më të vlefshme.

‘Është e kotë të takohemi sërish’ – fjalët e drejtorit të Juves drejtuar agjentit të Dybalas
Lexo po ashtu ‘Është e kotë të takohemi sërish’ – fjalët e drejtorit të Juves drejtuar agjentit të Dybalas

Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të kontratës së tij në qershor. Drejtorët e Zonjës së Vjetër kanë vendosur të mos i ofrojnë një marrëveshje të re yllit argjentinas, i cili kishte rënë dakord të nënshkruante një zgjatje të kontratës në fund të vitit 2021.

Megjithatë, Juventusi e ka tërhequr ofertën e tyre, duke i thënë Dybala se ai nuk është më i nevojshëm në klub. Interi dhe Juventusi do të takohen të dielën në një ndeshje kyçe të Serie A në Allianz Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori