Ministri i Jashtëm ukrainas i bëri thirrje delegacionit që mori pjesë në takimin me Rusinë, të kenë kujdes se çka pinë e hanë për t’u ruajtur kështu nga ndonjë helmim i mundshëm. Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë, tregon se si ndodhin helmimet e personaliteteve në takime të tilla.
Kajtazi tha se helmimet e tilla janë të zakonshme, kur dy vende janë në armiqësi me njëra-tjetrën. Ai madje tha se ato ndodhin në një mënyrë aq specifike saqë viktima për një kohë nuk mund ta kuptojë që është helmuar dhe mund të mendohet se ka vdekur nga ndonjë atak kardiak.
“Ukraina dhe Rusia janë palë në luftë, janë palë armiqësore dhe aplikimi i metodave speciale për helmimin e personaliteteve të shquara është diçka legjitime në kushte lufte. Këto armë kanë efekt në kohë të gjatë, vdekja nuk shkaktohet aty për aty… Në shumicën e rasteve shkakton atak kardiak dhe nuk dihen pastaj me siguri shkaqet e vdekjes”, tha ai për Klan Kosova.
Sipas Kajtazit, kjo si praktikë është e njohur qysh moti.
“Në vitin 54 perandori Klaudi është helmuar nga helmi i kërpudhave. Pastaj gjatë Luftës së Ftohtë rusët kanë vrarë disidentin Gregor Markov, që ka qenë pjesë e seksionit bullgar në Londër, kemi rastin Skripalo e të tjera, pra kemi raste të njohura dhe të panjohura.
Ai tha se këto armë ndahen në tri kategori dhe ideja e tyre është që kryesi i veprimit të mos vërehet.
“Këto armë thirren armë speciale, kategoria e parë armë e kamufluar, e dyta armë miniaturë dhe e treta armë pa zhurmë, ideja e tyre është që kryesi i aksionin t’i afrohet viktimës në mënyrë të pavërejtshme dhe kur ta kryej aksionin të ketë mundësi të tërhiqet”, shtoi ai.
“Helmet kimike bëjnë pjesë në grupin e armëve të kamufluara që hidhen në dy forma, në atë fizike në pije, ushqim dhe e dyta përmes mjeteve hedhëse me barut ose thika, gjilpëra të helmuara me helm, viktima nuk e heton aty për aty dhe me kohë ato veprojnë dhe shkaktojnë vdekje”, theksoi ai.
Sipas tij, shërbimet inteligjente kanë kapacitetet të kryerjes së aksioneve të tilla që njerëzit e rëndomtë e kanë të vështirë t’i imagjinojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe