LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ministrin norvegjez të Naftës dhe Energjisë, i fton për investime në Kosovë

Kurti takoi ministrin norvegjez të Naftës dhe Energjisë, i fton për investime në Kosovë

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri Albin Kurti, u prit nga ministri i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Kurti me këtë rast foli për progresin në një vit qeverisje, angazhimin e shtuar të institucioneve në luftimin e korrupsionit, për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe për prioritetet e qeverisë në fushën e energjisë.


Duke marrë si shembuj parkun e erës, “Selac Windpark” me kapacitet 105 MW dhe 27 turbina dhe projektin 64 milionësh “Solar4Kosovo” me kapacitet 70 MW që do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë me sipërfaqe 69 mijë metra katrorë, kryeministri Kurti tha se energjia e erës dhe ajo solare janë dy mundësi shumë të mira të energjisë alternative, por në të njëjtën kohë edhe mundësi investimi në Kosovë.

Me këtë rast, ai bëri i ftesë qeverisë dhe investitorëve norvegjezë që të hulumtojnë mundësitë e investimit të kapitalit në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për raportin e pronësisë shtetërore dhe rolin e kompanive private me burimet natyrore e publike në Norvegji, me theks te burimet e energjisë.

Ndërkaq, kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e përgatitjes së kuadrove të rinj, që u përgjigjen nevojave për një ekonomi të gjelbër dhe për synimin e qeverisë që të lidhë arsimin me kërkesat e tregut, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori