LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi familjen Berisha, në 23-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje

Kurti vizitoi familjen Berisha, në 23-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje

Në 23-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga kjo masakër.

Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në Muzeun e martirëve të familjes Berisha.


Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori