Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë për vitin 2022 duke u përballur me Burkina Fason (5-0) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Në fakt kjo ishte edhe sfida e parë e trajnerit francez Alain Griesse në krye të Dardanëve, i cili e nisi me një triumf të thellë.
Për Kosovën, kjo është sfida e dytë përballë Burkina Fasos, ku e para ishte zhvilluar në mars të vitit 2018, ku edhe atëherë Dardanët kishin fituar me rezultat 2-0.
Për gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas këtij takimi, keni mundur ta përcillni drejtpërdrejt në Telegrafi.com.
Përfundon ndeshja, Kosova 5-0 Burkina Faso
Kosova është treguar e pamëshirshme në ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 5-0.
90′ Muslija godet shtyllën nga gjuajtja e lirë.
89′ Nuk mposhtet Ujkani. Portieri i Kosovës nuk lejon që të preket porta e tij.
78’ Realizues i golit të pestë, Toni Domgjoni lëshon fushën për Florian Loshaj.
77’ Supergoditje nga Edon Zhegrova, por mbron portieri vizitor.
Kosova po e deklason Burkina Fason
74’ Toni Domgjoni realizon nga një pozitë “e pamundur” dhe tashmë epërsia është shumë e lartë. Asistimi ishte nga Bytyqi.
73′ Largohet golashënuesi Mërgim Vojvoda, debuton për Kosovën Lumbardh Dellova.
Një tjetër golashënues lëshon fushën. Milot Rashica bën vend për Zymer Bytyqi.
Rashica rikthehet me gooooool
68’ I mrekullueshëm Milot Rashica nga ana e majtë bëri gjithçka vet dhe e realizoi golin e katërt për Kosovën.
View this post on Instagram
Ujkani mbron penalltinë
65’ Samir Ujkani ka bërë një intervenim fantastik duke mbrojtur penalltinë e Burkina Fasos.
Penallti për Burkina Fason
64’ Lirim Kastrati ndërhyn në një lojtar kundërshtar në zonë dhe gjyqtari akordon penallti.
61’ Depërtim i Rashicës nga ana e majtë, por pasimi i tij ndërpritet në zonë.
59’ Ekzekutimi i rrezikshëm i një gjuajtje të lirë nga mysafirët që shkoi mbi portë.
Tjetër gooool… Kosova 3-0 Burkina Faso
53’ Një dalje e shpejtë e Zhegrovës në krahun e djathtë dhe një pasim fantastik drejt Rashicës, i cili u rrotullua dhe asistoi te Mërgim Vojvoda, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.
View this post on Instagram
50′ Fillim më i mirë i Burkina Fasos në gjysmën e dytë me disa përpjekje për të shënuar.
48′ Harkim i rrezikshëm në zonën tonë, por nuk e arrin asnjëri nga lojtarët kundërshtarë.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët janë në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë me golat e Fidan Alitit dhe Astrit Selmanit.
Përfundon pjesa e parë, Kosova 2-0 Burkina Faso
Kosova i ka realizuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Burkina Fasos që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fidan Aliti e ka kaluar Kosovën në epërsi, pas një asistimi nga Edon Zhegrova. Një harkim të anësorit nga e majta e priti në qendër mbrojtësi për të realizuar.
Astrit Selmani pranoi një top nga Milot Rashica dhe realizoi një supergol.
42′ Një nga daljet e rralla të vizitorëve në zonën e nikoqirëve.
36′ Vazhdon dominimi i Kosovës në sfidën miqësore kundër Burkina Fasos që po zhvillohet në kryeqytet.
26’ Tri mundësi të njëpasnjëshme të skuadrës mysafire, por Samir Ujkani intervenoi për mrekulli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano
Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale
Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në
Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron