LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Bashës, reagon Duma: Nga ky çast, PD mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores

Dorëheqja e Bashës, reagon Duma: Nga ky çast, PD mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, ka folur deputetja e PD-së, Grida Duma.

Në llogarinë e saj në Facebook, Duma shkroi se pas dorëheqjes së Bashës do të jetë e mundur që PD-ja të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.


“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, ka shkruar Duma në Facebook.

Ndërkaq, pas largimit të tij, Basha tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së, i angazhuar për të ardhmen e partisë.

Lulzim Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike
Lexo po ashtu Lulzim Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike

“Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë”, tha Basha.

Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në korrik të vitit 2013.

Lëkundjet në Partinë Demokratike filluan vitin e kaluar kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Berisha e kontestoi vendimin e Bashës dhe si përgjigje nisi një fushatë për ta rimarrë kreun e PD-së, duke e sfiduar hapur Bashën dhe përkrahësit e tij./Telegrafi/