LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana, laciali që uron Romën të shkojë në finale

Lorik Cana, laciali që uron Romën të shkojë në finale

Nuk ndodh shpesh që një tifoz i Lazios t’i urojë suksese skuadrës rivale Romës, por sot një gjë e tillë ka ndodhur.

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka tërhequr goglat në shortin e ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Evropës.


Përderisa ndeshja finale do të zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë, Cana është pyetur se cila skuadër shpreson që të luaj në finalen e madhe.

38-vjeçari qëndroi te Lazio për katër vite dhe çuditërisht ai tha se uron që Roma të shkojë në finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

“Roma është një ndër favoritët kryesor për ta fituar kompeticionin. Edhe pse unë jam lazial, uroj që ata të shkojnë në finalen e Tiranës”, deklaroi Cana gjatë hedhjes së shortit.

Roma në çerekfinale do të përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndërsa nëse shkon në gjysmëfinale luan me fituesin e duelit Leicester City – PSV Eindhoven.

Mësohen çiftet për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Leicester City - PSV ndeshja më interesante
Lexo po ashtu Mësohen çiftet për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Leicester City - PSV ndeshja më interesante

Mbetet të shihet nëse dëshira e Canës do të bëhet realitet dhe se Roma do të shkoj në finalen e madhe të Tiranës, por Cana do të ketë probleme me tifozët e Lazios që sigurisht nuk e kanë pritur mirë deklaratën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori