Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media tha se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n.
“Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmend njëherë në muaj, tash po na përmend një herë një jave si Kosovë, duke tërheq paralele të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra, ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, dëshiron ta keqpërdorë rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vetë”, theksoi Kurti.
Kurti më tej tha në Ballkanin Përendimor veçse është duke u përballur me një luftë hibride.
“Jemi të brengosur, por nuk jemi të frikësuar. Populli ynë është bashkë dhe aleanca jonë me BE-në, SHBA-në e NATO-n është e pashkëputshme. Përshtypja ime është që Putin dëshiron të ulet në tryezën e negociatave, jo me Zelenskyn, por me Bidenin”.
“Për këtë qëllim të tij, unë kam drojën që do ai do ta intensifikojë luftën në Ukrainë, por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër, sepse ai nuk mund të ulet dot në tryezën e negociatave vetëm me luftën në Ukrainë. Ballkani Perëndimor është në rrezik, meqenëse edhe këtu veçse po bëhet lufta hibride. ‘Sputnik’ e ka qendrën në Beograd ndërsa në Nish ndodhet Qendra Humanitare ruse e cila është mbushur me plotë agjentë rusë”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë që është shokuar nga pamjet në Ukrainë, të cilat ia kujtojnë vuajtjet gjatë luftës në Kosovë.
“Ne e kemi dënuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak që nga dita e parë kur ai ka ndodhur dhe kemi shprehur admirimin dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe me luftën çlirimtare që po e bëjnë burrat dhe gratë aty, në krye me presidentin Zelensky”.
“Nuk ka dyshim që autokracia e cila zhvillonte luftë hibride e udhëhequr nga Kremlini, është shndërruar në despotizëm që bën luftë duke e shkelur çdo normë ndërkombëtare e njerëzore. Në të njëjtën kohë, pa qenë e provokuar dhe në mënyrë të pajustifikueshme sulmon një komb dhe një shtet tjetër. Ne jemi shokuar nga pamjet në Ukrainë sepse na kujtojnë vuajtjen tonë para 23 – 24 vitesh, kur poashtu për çdo ditë në Kosovë kishim masakra nga policia dhe ushtria e Millosheviqit”.
Nga ana tjetër, duke ju referuar ndonjë rreziku eventual, kancelari i austriak, Karl Nehammer, tha se Kosova si dhe rajoni duhet ta dinë se nuk janë vetëm në rast të ndonjë kërcënimi.
“Është e rëndësishme që Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai.
Mes tjerash, kancelari Nehammer, tha se me kryeministrin Kurti, ka biseduar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Është e rëndësishme që të definohen dhe diskutohen problemet dhe të gjendet një zgjidhje. Këtu politika e Austrisë sikurse e Gjermanisë është një katalizator i mirë për të gjetur zgjidhje të përbashkët” tha ai.
Kurti gjithashtu tha se ata që mund të tentojnë të nxisin tensione më 3 prill në Kosovë, datë kur janë planifikuar të mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, nuk do të kenë sukses.
Ai ka konfirmuar se janë në kontakte të vazhdueshme me ambasadat e vendeve të QUINT-it, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se beson që nuk do të ketë probleme të dielën e 3 prillit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025