LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare

Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka bërë të ditur se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe dy zyrtarë doganor.

“Në aksionin e sotëm janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor”, tha ai për Telegrafin.

Operacioni “Pika” arrestohen dy zyrtarë doganorë, të njëjtit suspendohen nga puna
Lexo po ashtu Operacioni “Pika” arrestohen dy zyrtarë doganorë, të njëjtit suspendohen nga puna

Hodaj gjithashtu ka konfirmuar se në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar janë edhe dy komandantët e pikave kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”,  Ramiz Ahmeti dhe Xhavit Lokaj.


Ndryshe, lidhur më këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit do të organizojë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 15:00.

Në aksionin e zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës,zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “marrje të ryshfetit” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganorë
Lexo po ashtu Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganorë

Në anën tjetër, sot gjatë ditës IPK ka dalë më një komunikatë për media ku ka shpjeguar procesin e ngjarjes.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin ‘Pika’ është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori