LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Pika” arrestohen dy zyrtarë doganorë, të njëjtit suspendohen nga puna

Operacioni “Pika” arrestohen dy zyrtarë doganorë, të njëjtit suspendohen nga puna

Në operacionin e sotëm të koduar “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, janë arrestuar dy zyrtarë doganorë për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.


Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë e Prizren – një vit hetim nga ana e IPK në të cilin u përfshinë AKI, Dogana dhe Policia
Lexo po ashtu Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë e Prizren – një vit hetim nga ana e IPK në të cilin u përfshinë AKI, Dogana dhe Policia

“Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi I detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës më tej ka theksuar se ajo zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale.

Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.

Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganorë
Lexo po ashtu Operacioni “Pika” në Gjakovë e Prizren, pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë dhe doganorë

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/