LAJMI I FUNDIT:

Xavi i lumtur pas fitores ndaj Osasunës: Njëra nga ndeshjet më të mira të Barcelonës, Aubameyang një dhuratë që ra nga qielli

Xavi i lumtur pas fitores ndaj Osasunës: Njëra nga ndeshjet më të mira të Barcelonës, Aubameyang një dhuratë që ra nga qielli

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, pasi ka mposhtur Osasunën me rezultat të thellë 4-0.

Ferran Torres me dy gola si dhe Pierre Emerick Aubameyang e Riqi Piug me nga një tjetër ishin realizuesit për Barcelonën në këtë takim.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez e ka konsideruar takimin me Osasunën si njërën nga sfidat më të mira që kanë zhvilluar prej se ka ardhur në krye të klubit katalunas.

“Sot luajtëm një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu si trajner. Kjo na jep moral dhe besim. Vetëm Sevilla kishte humbur pikë në këtë javë. Ekipet që po luftojnë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve na kishin vënë nën presion, ndaj ishte shumë e rëndësishme të fitonim”, u shpreh Xavi.

Xavi refuzoi ofertën për të drejtuar Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Xavi refuzoi ofertën për të drejtuar Manchester Unitedin

Tutje Xavi u pyet edhe për titullin e kampionit në La Liga, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë.

“Të fitosh titullin e kampionit është shumë e vështirë, njësoj e vështirë do të mbetej edhe nëse fitojmë ndeshjen e radhës në Santiago Bernabeu. Reali duhet të humbasë tri ose katër ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm dy deri në këtë fazë të kampionatit”, tha Xavi.

Krejt në fund trajneri katalunas foli edhe për sulmuesin gabonez Pierre Emerick Aubameyang, i cili iu bashkua Barcelonës në janar. “Ai është si një dhuratë nga qielli për ne. Është shumë i rëndësishëm dhe po bën mjaftë mirë”, tha Xavi.

Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, Barcelona e sheh vetën në vendin e tretë me 51 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori