LAJMI I FUNDIT:

Thaçin e gëzon fitorja, por ka ankesa për ndarjen e drejtësisë

Thaçin e gëzon fitorja, por ka ankesa për ndarjen e drejtësisë

Malisheva ka marrë tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë, pasi ka triumfuar në udhëtim te Drenica 2-3.

Agron Bruqi, Hasan Hyseni dhe Agon Xhaka ishin autorët e golave për skuadrën debutuese këtë edicion në BKT Superligë.


Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi ka mbetur shumë i lumtur me këto tri pikë, por ai ka ankesa sa i përket ndarjes së drejtësisë.

“I përgëzoj futbollistët për angazhimin, pasi luajtëm në një fushë shumë të rënduar, jo vetëm për ne pasi edhe për Drenicën ishte e njëjta”, tha fillimisht Thaçi.

“Pikët kanë qenë të rëndësishme dhe i arritëm t’i fitojmë. Shpresojmë të kemi rezultate pozitive edhe në ndeshjet e radhës. Motivi i lojtarëve është shumë i madh”.

Tutje Thaçi tha se ka ankesat e tij sa i përket ndarjes së drejtësisë, pasi mendon se kartoni i kuq i Agon Xhakës duhet të rishqyrtohet.

“Dua të theksoj se shumë herë gjyqtarët anojnë kah vendësi. Agon Xhaka u ndëshkua me karton të kuq dhe mendoj se ky vendim i gjyqtarit duhet të rishqyrtohet”.

Malisheva merr tri pikë të arta në udhëtim te Drenica
Lexo po ashtu Malisheva merr tri pikë të arta në udhëtim te Drenica

“Tani kemi VAR-in, por edhe me VAR disa ndeshje nuk janë menaxhuar mirë. Shpresojmë që të adaptohen dhe ta marrin veten. Korrektësia në këto rrethana është virtyt dhe Drenica ka qenë gjithnjë mikpritëse. Por edhe gjyqtarët duhet të jenë korrekt”, u shpreh Thaçi.

Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 32 pikë, sa ka edhe Drenica e Prishtina.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori