Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, ka thënë presidenti i Polonisë.
Duke folur për Sophie Raworth të BBC-së, Andrzej Duda u pyet nëse ai besonte se presidenti Vladimir Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike, përcjell Telegrafi.
“Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
“Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë”.
“Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë”.
Ndërsa i pyetur nëse ndonjë përdorim i tillë mund të nxiste një ndërhyrje të NATO-s, ai tha: “Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë”.
“Por… nëse ai përdor armë të shkatërrimit në masë, kjo do të ishte një ndryshim i lojës në përgjithësi”.
“Sigurisht, [NATO]… do të duhet të ulet në tryezë dhe ata do të duhet të mendojnë seriozisht se çfarë të bëjnë, sepse atëherë fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Evropën…, por për të gjithë botën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251