LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për përdorimin e dronëve Bayraktar nga Ukraina?

Çfarë dimë për përdorimin e dronëve Bayraktar nga Ukraina?

Gjatë agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, në internet kanë qarkulluar pamje që tregojnë dronin luftarak turk Bayraktar TB2 duke goditur me sukses ushtrinë ruse.

Por si shpesh gjatë konflikteve të ashpra, është e vështirë të bëhet dallimi midis ngjarjeve faktike dhe dezinformatave – me disa video të sulmeve me dron që tashmë janë ekspozuar si këto të fundit.

Dhe duke pasur parasysh ngjarjet kaotike në terren, është pothuajse e pamundur të vlerësohet se sa shpesh dhe sa me sukses ka përdorur Ukraina dronët e saj turq deri më tani, ka thënë për Al Jazeera, Mauro Gilli, studiues i lartë në teknologjinë ushtarake dhe sigurinë ndërkombëtare në ETH Cyrih, përcjell Telegrafi.

“Ka pasur disa pamje video që dyshohet se tregojnë aktivitetin e TB2. Sigurisht, informacioni në këtë pikë është i fragmentuar dhe duhet të merret me kujdes”.

“Ne e dimë se Ukraina bleu disa TB2 gjatë viteve të fundit dhe se Turqia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për prodhimin brenda kufijve ukrainas të TB2 – por, me sa di unë, prodhimi nuk kishte filluar ende”.

“Me sa duket, disa aeroplanë transporti kanë dorëzuar disa dronë pak para fillimit të armiqësive me Rusinë”, tha Gilli.

Dhe që nga viti 2019, Kievi ka blerë dhjetëra dronë nga Ankaraja, shkruan më tej Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Kievi zyrtar zbulon planin djallëzor të Putinit - do të tentojë të nxisë një konflikt Ukrainë-Bjellorusi
Lexo po ashtu Kievi zyrtar zbulon planin djallëzor të Putinit - do të tentojë të nxisë një konflikt Ukrainë-Bjellorusi

Ata janë përdorur gjithashtu në Libi dhe në betejën e vitit të kaluar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë mbi Nagorno-Karabakh – kur dronët u përdorën nga aleati i Turqisë, Baku.

“TB2 i prodhuar nga kompania Bayraktar është një nga dy dronët e armatosur të shquar të prodhuar nga Turqia [tjetri është Anka i prodhuar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke]. Ai është më i lirë se modelet e tjera perëndimore, por ka një performancë të mirë në parametrat kryesorë [lartësia, si dhe sensorët dhe sistemi i komunikimit]”, ka bërë të ditur Gilli.

Por duke pasur parasysh fuqinë e forcave të Rusisë, çfarë ndikimi mund të kenë dronët në Ukrainë?

“Kjo do të varet shumë nga mbrojtja ajrore ruse. Dronët si TB2 janë të ‘prekshëm’ ndaj sistemeve të mbrojtjes kundërajrore. Për të qenë efektivë, ata duhet të përdoren në një mënyrë të zgjuar, në koordinim me sistemet e tjera të luftës elektronike që ‘verbojnë’ radarët e armikut dhe përmes taktikave të përshtatshme”, konsideron Gilli.

“Megjithatë, kundër armiqve të aftë, këto teknologji dhe taktika mund të mos jenë të mjaftueshme. Në Libi, forcat ruse gjetën mënyra efektive për t’u përballur me taktikat turke dhe për të rrëzuar dronët e tyre. E njëjta gjë [është vërejtur] në Siri dhe Nagorno-Karabakh”, shtoi ai.

Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?
Lexo po ashtu Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

“Që Ukraina mund të godasë disa forca tokësore ruse me TB2 sugjeron ose se forcat ruse po përparojnë pa mbrojtje ajrore – gjë që është shumë e mundur, në dritën e problemeve logjistike dhe organizative që Rusia ka hasur deri më tani – ose që forcat ukrainase morën gjithashtu sisteme të avancuara të luftës elektronike. Nëse ato do të kenë një efekt sistematik në rezultatin e luftës, është e vështirë të thuhet, por prirem të jem skeptik”, ka thënë më tej Gilli.

Sidoqoftë, vlerësohet se pavarësisht ndikimit të tyre, përdorimi i dronëve në mënyrë të pashmangshme ngre “profilin e Turqisë”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe Ukrainën për vite me radhë, por pushtimi i Moskës e ka komplikuar aktin e tij balancues.

“Turqia dhe Ukraina kishin marrëdhënie të mira dhe miqësore përpara luftës”, tha për Al Jazeera, Erdi Ozturk, profesor i asociuar në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Metropolitan të Londrës.

“Turqia ka mbështetur fuqimisht pavarësinë e Ukrainës në vitet 1990. Pas pavarësisë së tij, ata punuan ngushtë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm në Detin e Zi [përmes] bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak”, tha ai.

Dhe për sa i përket Ankarasë, Rusia nuk ka gjasa ta ndryshojë këtë dinamikë.

“Turqia ka luajtur një rol aktiv me dronët e saj dhe tetë kamionë me ndihma humanitare u janë dorëzuar autoriteteve lokale në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje. Për më tepër, në një telefonatë një orëshe me Moskën [të dielën e kaluar], Erdogan bëri apel për një armëpushim të përgjithshëm urgjent”, tha Ozturk.

Megjithatë, Erdogani duhet të jetë i kujdesshëm. Ai nuk mund të përballojë të favorizojë asnjërën palë, pasi kjo do të kishte pasoja të rënda sigurie dhe ekonomike.

“Në ditën e pestë të agresionit të Ukrainës nga Moska, Erdogan përsëriti edhe një herë se Turqia nuk mund të braktiste lidhjet e saj me Rusinë apo Ukrainën”, kujton Ozturk, përcjell Telegrafi.

“Turqia ende po përpiqet të përjetësojë politikën e bazuar në ekuilibër, që nuk do të thotë se Turqia ka vendosur politikat e saj pa dilemë. Në vend të kësaj, Turqia ka qenë në një pozicion të mbërthyer midis Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me sigurinë, ekonominë dhe energjinë”, vuri në dukje Ozturk.

Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë
Lexo po ashtu Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë

Por ndërsa Rusia po përballet me dronët turq në Ukrainë, marrëdhënia Ankara-Moskë nuk ka gjasa të vuajë, vlerëson Cristian Nitoiu, pedagog i diplomacisë dhe qeverisjes ndërkombëtare në Universitetin Loughborough në Londër.

“Jam i sigurt se ka pasur diskutime jozyrtare mes Erdoganit dhe Putinit edhe për mbështetjen e mundshme ushtarake nga Turqia në Ukrainë, duke përfshirë furnizimin me dronë”, tha ai.

“Ankaraja ka një qasje dualiste, duke kritikuar Rusinë për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe duke shprehur mbështetjen e saj për komunitetin tatar në Krime. Turqia gjithashtu mbylli ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake, një veprim që favorizon Rusinë, pasi nuk lejon që anijet luftarake të NATO-s të hyjnë në Detin e Zi për të ndihmuar Ukrainën”, thotë Nitoiu.

Për më tepër, pas gjuajtjes së aeroplanit rus në vitin 2015 nga forcat ajrore turke, të dy kombet kanë zhvilluar strategji dhe metoda të paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e tensioneve të mundshme ushtarake.

Madje, “ka të ngjarë që Erdogan të informojë apo edhe të konsultohet me Putinin përpara se të dërgojë mbështetje ushtarake në Ukrainë”, shtoi Nitoiu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori