LAJMI I FUNDIT:

Juventusi me autobusët e klubit merr 80 refugjatë ukrainas drejt Italisë, shpërndanë edhe gjëra ushqimore, veshje dhe ilaçe

Juventusi me autobusët e klubit merr 80 refugjatë ukrainas drejt Italisë, shpërndanë edhe gjëra ushqimore, veshje dhe ilaçe

Milani para disa ditësh mblodhi 60,000 euro për Ukrainën, ndërsa sot Juventusi dërgoi dy autobusë për të sjellë 80 refugjatë në Itali nga kufiri hungarez.

Klubet në të gjithë botën po përpiqen të ndihmojnë popullsinë e shkatërruar nga lufta në Ukrainë në çdo mënyrë që munden pas pushtimit të Rusisë.

Milani zbuloi një fanellë të re të edicionit special të dizajnuar me Andriy Shevchenko dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar popullin e Ukrainës.


Ndërkohë, Juventus njoftoi se kishte dërguar autobusët e klubit për të shpërndarë artikuj ushqimor, ilaçe dhe veshje për njerëzit në kufirin me Hungarinë në Zahony.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi ata vendosën të përdornin autobusët e klubit për të sjellë me vete refugjatët në Itali.

Një deklaratë shtypi e klubit konfirmon se refugjatët janë kryesisht fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç, së bashku me nënat e tyre.

Këto përfshihen edhe fëmijët që ishin pjesë e shkollave të futbollit në Kiev, Kharkhiv dhe zona të tjera nën bombardime të rënda.

Midis atyre që morën pjesë në udhëtimin vajtje-ardhje prej 2,800 km ishin menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Arrivabene dhe shefi i Departamentit të Mjekësisë, Luca Stefanini.

Së bashku me stafin prej 30 personash ishte edhe gruaja e presidentit të Juventusit, Andea Agnellit, Deniz Akalin.

Fëmijët dhe nënat e tyre janë dërguar në hotele pranë Cuneos në rajonin e Piemonte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori