LAJMI I FUNDIT:

Biden ndan 200 milionë dollarë shtesë për shërbimet e mbrojtjes në Ukrainë

Biden ndan 200 milionë dollarë shtesë për shërbimet e mbrojtjes në Ukrainë

Në një memorandum të së shtunës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden delegoi Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për të drejtuar tërheqjen e 200 milionë dollarëve për artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes, përfshirë arsimin dhe trajnimin ushtarak, për Ukrainën.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, Akti i Ndihmës së Jashtme i 1961 (FAA) lejon një president të autorizojë “disponimin e pronës ose shërbimeve të Shteteve të Bashkuara”, një tërheqje, për kombet e huaja pa autoritet legjislativ ose ndarje buxhetore, e cila zakonisht shpërndahet në rast emergjente në një vend apo rajon të huaj, raporton cnn.

Kongresi amerikan do të miratojë 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Lexo po ashtu Kongresi amerikan do të miratojë 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Në rrethana të tilla, një “proces ad hoc ndërinstitucional” që përfshin përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit “përcakton se cili autoritet ligjor ekzistues zbatohet për situatën dhe identifikon se cilët artikuj dhe shërbime duhet të ofrohen” – në këtë rast, arsimimi dhe trajnimi për forcat ushtarake ukrainase.


Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, njoftimi i sotëm e çon shumën totale të ndihmës së sigurisë dhënë Ukrainës në 1.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Në fillim të këtij muaji, administrata autorizoi një paketë tërheqjeje prej 350 milionë dollarësh, për të cilën një zyrtar tjetër u tha gazetarëve se përbën “paketën më të madhe të tërheqjes presidenciale në histori”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori