LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftës

Zyrtari i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftës

Më herët sot, pati një bisedë 75-minutëshe mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman, Olaf Scholz.

Një zyrtar i presidencës franceze ka dhënë disa detaje të telefonatës, raporton skynews.

Zyrtari tha se Putin “nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës” në Ukrainë.


Liderët e Francës dhe Gjermanisë kishin bërë thirrje për një armëpushim si kusht përpara negociatave të strukturuara.

Ata gjithashtu i thanë Putinit se shkatërrimi nga forcat ruse duhet të ndalen. /Telegrafi/