LAJMI I FUNDIT:

Mehaj rikujton thënien e para 23 viteve të ish sekretares Albright për praninë e NATO-s në Kosovë: Sot, momentumi i ri kërkon Kosovën në NATO

Mehaj rikujton thënien e para 23 viteve të ish sekretares Albright për praninë e NATO-s në Kosovë: Sot, momentumi i ri kërkon Kosovën në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar sot deklaratën e para 23 viteve të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila kishte thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO.

“Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për  fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright.


Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërish, Kosovën në NATO, sepse Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori