Ralf Rangnick nuk e ka pyetur Cristiano Ronaldon nëse ai është i lumtur në Manchester United, duke i shtuar edhe më shumë fjalët në lidhje me pakënaqësitë e lojtarit pas largimit të tij nga Juventusi verën e kaluar dhe aventurën e re në ANgli.
Trajneri gjerman zbuloi së fundmi për shtypin se ai ‘nuk e ka pyetur nëse Ronaldo është i lumtur në Mançester’, duke u fokusuar vetëm në formën dhe disponueshmërinë e yllit portugez për ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’.
Kjo tregon që ish-sulmuesi i Real Madridit nuk është i kënaqur me situatën në klubin nga veriperëndimi i Anglisë.
Është e drejtë të thuhet se rikthimi i Ronaldos në Manchester United nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Shumë tifozë besuan se Djajtë e Kuq ishin një nga fituesit e afatit kalimtar të verës së kaluar pasi sollën Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon përkrah sulmuesit portugez, por rezultatet zhgënjyese dhe paraqitjet e dobëta kanë sjellë më shumë dhimbje sesa kënaqësi për tifozët e kuq.
Epoka e Ronaldos në Torino nuk ishte e thjeshtë dhe nuk shkoi siç ishte planifikuar, me skuadrën që humbi dominimin në Itali dhe nuk arriti të përballonte një sfidë si Liga e Kampionëve, por ai nuk u kritikua aq shumë sa tani në Angli.
Sulmuesi portugez kishte shifra dukshëm më të mira në Torino; në sezonin e tij të fundit të plotë në Juventus, Ronaldo shënoi mesatarisht 0.93 gola për 90 minuta, asistoi në 0.51 gola për 90 minuta dhe kishte 1.93 goditje në portë për 90.
Në krahasim, këtë sezon me Manchester United statistikat e tij janë 0.44 gola për 90 minuta, 0.39 asistime për 90 minuta dhe 1.23 goditje në portë për 90 minuta.
Juventusi tani me sa duket ka rezervuar vendin e tyre në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe madje mund të nisë një sfidë për titullin edhe pse me vonesë, ndërsa Manchester United ndodhet në vendin e 5-të në Ligën Premier dhe duket i destinuar të humbasë një vend në top katërshe, duke qenë një pikë prapa Arsenalit, që kanë tre ndeshje në pakë të zhvilluara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City