LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të zhvillojë bisedime me Renato Sanchesin

Juventusi do të zhvillojë bisedime me Renato Sanchesin

Juventusi së shpejti mund të takohet me agjentin e Renato Sanches, Jorge Mendes, për të diskutuar transferimin e mesfushorit në Torino gjatë verës.

Kontrata e Sanches me Lille skadon në qershor të 2023 dhe ylli portugez duket i destinuar të largohet nga gjigantët e Ligue 1 në fund të sezonit.


Milani zhvilloi bisedime me lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk arriti një marrëveshje me kampionët e Francës në fuqi.

Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches - Botman
Lexo po ashtu Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches - Botman

Sanches është objektivi primar i Milanit në mesfushë për verën, por Arsenali dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas mediave Goal.com dhe Calciomercato.com, përfaqësuesit e Bianconerëve mund të takohen me agjentin e lojtarit në javët e ardhshme.

Pas nënshkrimeve të Manuel Locatelli dhe Denis Zakaria, Zonja e Vjetër synon një përforcim tjetër në mesfushë dhe Sanches duket se është profili i duhur për gjigantin e Serie A.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Juventusi po mendon për formacionin e mundshëm titullar për sezonin e ardhshëm, duke u fokusuar në opsionin më të mirë me Sanches si një organizator i thellë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori