Kryeinspektorja Haliti: Po vazhdon inspektimi në të gjithë Kosovën – aty ku ka shkelje po shqiptohen gjoba
Ushtruesja e detyrës së kryeinspektores së Tregut, Lebibe Haliti ka thënë se ekipet e inspektorëve po vazhdojnë që nga dje inspektimin nëpër gjithë Kosovën.
Haliti për Telegrafin deklaroi se deri më tani janë inspektuar kompanitë që kanë rrjete të marketeve dhe aty ku ka shkelje po shqiptohen gjobat.
“Janë inspektuar kompanitë më të mëdha, ato që e kanë edhe rrjete të shitjeve me pakicë, janë inspektuar të gjithë. Aty ku ka pasur shkelje aty shqiptohen gjoba dhe do të iniciohet procedura kundërvajtëse”, u shpreh ajo.
Haliti theksoi se inspektimi po bëhet nëpër pika të shitjes së derivateve, në markete e depo.
“Është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit dhe Krimet Ekonomike nëse ka kryerje të veprës penale. Sot janë ekipet e inspektorëve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe inspektorët komunal dhe ata të MINT, që janë nëpër markete, depo e pikat shitëse të derivateve”, tha Haliti.
Sipas saj, në fund të ditës pritet të ketë një raport për numrin e inspektimeve dhe gjobave që janë shqiptuar gjatë kësaj kohe në Kosovë.
“Tash për tash gjërat janë në proces, jemi duke u konsultuar për secilën shkelje”, theksoi Haliti për Telegrafin.
Para disa dite çmimi i një litre vaji ishte mesatarisht 1,60 euro, ndërsa gjatë të enjtes një litër vaj kushtonte 3,49.
Lidhur me rritjen e çmimeve, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
Ai ka thënë se rritja e çmimeve është artificiale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës