LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërkon që paga minimale të mos jetë nën 300 euro

BSPK kërkon që paga minimale të mos jetë nën 300 euro

Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës që paga minimale në Kosovë të jetë 264 euro ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), që mbrojnë propozimin e tyre që paga minimale të mos jetë nën 300 euro.

Në njoftimin e BSPK, thuhet se Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot ka mbajtur takimin e radhës nën kryesimin e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, Atdhe Hykolli.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, përfaqësuesi i Federatave Sindikale, bazuar në mekanizmat profesionalë mbron propozimin që paga minimale të jetë jo më e vogël se 300 euro. Llogaritjet paraprake dhe indikatorët ekonomiko realë tregojnë se një pagë minimale në vlerën 300 euro është e arsyeshme dhe reale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që partneri social – Qeveria të pranojë këtë propozim të arsyeshëm për lartësinë e pagës minimale të sivjetme.

Qeveria propozon pagën minimale prej 264 euro të sektorit privat, nuk miratohet nga sindikatat
Lexo po ashtu Qeveria propozon pagën minimale prej 264 euro të sektorit privat, nuk miratohet nga sindikatat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se është propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e sindikatave.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se ky mos-votim do t’i lë punëtorët e sektorit privat me pagën minimale ekzistuese.

Ndryshe kohë më parë kryetari i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se  nuk do të pranojnë pagë minimale nën 400 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ekonomi
Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Ekonomi
Kalo në kategori