LAJMI I FUNDIT:

Familja Nikqi nga Peja dëbohet nga shtëpia – Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” kërkon një strehim për ta

Familja Nikqi nga Peja dëbohet nga shtëpia – Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” kërkon një strehim për ta

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, ka njoftuar se familja Nikqi nga Peja është dëbuar sot nga shtëpia.

Në njoftimin e bërë nga ky fondacion, thuhet se kryefamiljari është i sëmurë nga mëlçia dhe se ka një djalë të sëmurë.


Tutje, në njoftim kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e një banimi, ndërsa bëjnë të ditur se qiraja do të paguhet për një vit nga fondacioni.

“Dëbohet familja Nikqi nga shtëpia gjendja shumë e rëndë. Familja pesë anëtarësh Nikqi në Pejë janë dëbuar nga Habitati sot, të gjitha sendet e shtëpisë i kanë lënë jashtë për shkak se shtëpia ku ka qëndruar është pronë e një serbi dhe është blerë nga dikush. Kryefamiljari Rexhep Nikqi është i sëmurë nga mëlçia, dhe një djalë e ka të sëmurë andaj na duhet që sa më parë të gjejnë banim së paku përkohësisht ku fondacioni do të merr përsipër pagesën e qiras për një vit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori