LAJMI I FUNDIT:

Dybala bindet gjithnjë e më shumë se Juventusi nuk e dëshiron atë, largimi i pashmangshëm

Dybala bindet gjithnjë e më shumë se Juventusi nuk e dëshiron atë, largimi i pashmangshëm

Paulo Dybala është gjithnjë e më shumë i bindur se Juventusi nuk e dëshiron më atë në Torino, kështu që ai mund të dëgjojë oferta nga klube të tjera evropiane.

Kontrata e sulmuesit argjentinas në Torino skadon në fund të sezonit, por bisedimet për një marrëveshje të re nuk kanë çuar askund deri më tani.

Është shtyrë takimi mes klubit dhe agjentit të tij, i cili duhej të zhvillohej sot (e enjte) në Torino. Përfaqësuesi i Dybalas, Jorge Antun, mbërriti nga Argjentina pak ditë më parë dhe u befasua kur zbuloi se Juventusi nuk do ta takonte sot.


Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi do të takohet gjatë pushimit ndërkombëtar me agjentin e Dybalas dhe përfaqësuesit e pesë lojtarëve të tjerë me kontrata që u skadojnë këtë verë.

Klubi bardhezi dëshiron angazhim të plotë në fushë përpara tre ndeshjeve në vijim kundër Sampdoria, Villarreal dhe Salernitana, për të pasur më të qartë situatën rreth rinovimit të kontratave.

Nga ana tjetër, Dybala ka dyshime për të ardhmen e tij në Torino. Sipas gazetës, ai është i bindur se Juventusi nuk e dëshiron më atë në Allianz Stadium dhe agjenti i tij mund të dëgjojë ofertat nga klubet e tjera së shpejti.

Dybala ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me çdo ekip tjetër dhe ka shumë klube në Evropë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

Interi, Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Manchester City mund të bëjnë lëvizjen e tyre për La Joya dhe gjatë verës shumë lehtë pritet të ndodh një transferim tek ndonjëra nga këto skuadra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori