LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani që bartte Donald Trumpin kishte një “dështim” të motorit dhe bën ulje emergjente në New Orleans

Aeroplani që bartte Donald Trumpin kishte një “dështim” të motorit dhe bën ulje emergjente në New Orleans

Aeroplani i ish-presidentit Donald Trump bëri një ulje emergjente të shtunën në mbrëmje pas fjalimit të tij në një takim donatorësh të organizuar nga Komiteti Kombëtar Republikan në New Orleans, sipas dy personave të njohur me këtë çështje.

Aeroplani ishte në ajër për 20 deri në 30 minuta përpara se një nga motorët të “dështonte” dhe piloti i aeroplanit privat vendosi të kthehej në aeroportin e New Orleans, tha një nga burimet, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.


Aeroplani ishte rrugës për në Palm Beach, ku Trump banon në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Audioja e komunikimit midis pilotit dhe kullës së kontrollit të trafikut ajror zbuloi se ulja u përshkrua si “emergjente në natyrë”, sipas burimit, i cili ishte informuar për regjistrimin.

Megjithatë, një person tjetër i njohur me regjistrimin kundërshtoi se ishte përdorur fjala “emergjencë”.

Sapo aeroplani aterroi, ish-presidentit iu ofrua një aeroplan tjetër. Trump përfundimisht zbarkoi në Palm Beach rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Trump mbajti një fjalim 90-minutësh para donatorëve të shtunën në hotelin Four Seasons në New Orleans, ku foli për një sërë temash.

Trump tha gjithashtu se ai “po shikonte … shumë, shumë fort” mundësinë për të bërë një “ofertë” për rikthim në 2024 për presidencën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori