Nesër takim i grupit të punës për bashkëpunim evropian në mes Sofjes dhe Shkupit
Një delegacion qeveritar, i përbërë nga zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, dhe për Politika të Sundimit të Mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministrat e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së veriut, Jani Makraduli, udhëton për në Sofje ku duhet të mbajë takim me kolegët e tyre bullgarë.
“Grupi i punës në periudhën e kaluar pati takime koordinuese në të cilat janë shqyrtuar mundësitë për intensifikim dhe përforcim të bashkëpunimit praktik në fusha të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve dhe për ritmin e realizimit të reformave evropiane, si dhe për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira të rëndësishme për procesin eurointegrues”, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.
Gjatë takimit, theksohet, do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim postar midis Postave të Bullgarisë EAD dhe SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut dhe program dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes midis Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit të jetesës dhe mbrojtjes së ujërave, të nënshkruar në vitin 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251