LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takohet me Escobarin në Bruksel: Do ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit në BE

Lajçak takohet me Escobarin në Bruksel: Do ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit në BE

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Bruksel.

Ai me këtë rast është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky fundit në një status në Twitter ka dhënë detaje rreth bisedës që ka pasur me Escobarin.


“Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së djeshme ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

Drejtësi
Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori