LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar botën, të dyfishojmë përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Escobar: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar botën, të dyfishojmë përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar një deklaratë të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në të cilën ai flet për agresionin rus në Ukrainë.


“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar botën dhe mbështetja e madhe për Ukrainën në ditët e fundit është impresionuese. Ne i bashkohemi thirrjes ndërkombëtare për të gjitha vendet, veçanërisht atyre në Evropë, për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe dhe ta refuzojnë pa mëdyshje pushtimin e paligjshëm që Rusia e kreu në Ukrainë, fqinjin e saj. Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëgjuar këtë thirrje. Unë i falënderoj ata që qëndrojnë fort pranë Bashkimit Evropian dhe botës së lire”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se Rusisë duhet t’i kërkohet llogari kurse Ukrainën duhet ndihmuar t’i dëbojë forcat pushtuese ruse përpara se të ketë edhe më shumë mizori dhe konflikti të destabilizojë Evropën edhe më shumë.

“Veprimet e koordinuara nga aleatët dhe partnerët rritën shpejt presionin mbi Vladimir Putin. Forcat ukrainase po ngadalësojnë pushtimin rus dhe po i shkaktojnë ushtrisë ruse viktima të konsiderueshme. Sanksionet tona e kanë përjashtuar Rusinë nga sistemi financiar global dhe ekonomia e Rusisë ka filluar të ngadalësohet”, thotë Escobar, transmeton Telegrafi.

Escobar thotë se “agresioni i Putinit ndaj Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë Rusisë, si ekonomikisht ashtu edhe strategjikisht”.

“Populli rus meriton më mirë se qeveria e tij, e jo çmimin e lartë që do të duhet të paguajë në të ardhmen për shkak të këtij pushtimi. Kur të shkruhet historia e kësaj kohe, do të shihet se zgjedhja e Putinit për të kryer këtë sulm të paramenduar të paprovokuar dhe të padrejtë vetëm sa e bashkoi edhe më shumë Perëndimin dhe e dobësoi Rusinë në mënyrë eksponenciale”.

“Popujt e këtij rajoni e dinë shumë mirë se sa shkatërrues është konflikti i luftës. Nuk duhet të lejojmë Rusinë të shfrytëzojë luftën që vetë e ka zgjedhur për të penguar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk udhëhiqet nga interesat më të mira të këtyre vendeve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Evropën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj tregtarë janë në Bashkimin Evropian. Dhe e ardhmja juaj është të jeni në Evropë si një anëtar i plotë i Bashkimit Evropian”, ka thënë emisari amerikan.

Ai thotë se në Ballkanin Perëndimor ke ende shumë për t’u bërë- në integrimin ekonomik të rajonit, në kompromise të qëndrueshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare.

“Le të shërbejë kjo krizë për të siguruar që brezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende që janë plotësisht të integruara në Bashkimin Evropian, në një Evropë të tërë, të lirë dhe paqësore. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partneri juaj në këtë përpjekje. Situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalojmë aktivitetet që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Escobar.

“Liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë forca shumë më të fuqishme sesa frika dhe represioni. Në luftën midis demokracisë dhe autokracisë, midis sovranitetit dhe bindjes, mos keni dyshim: Liria do të fitojë. Evropa dhe Ballkani Perëndimor do të dalin edhe më të fortë”, ka thënë emisari amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori