LAJMI I FUNDIT:

Blinken flet rreth mundësisë së dërgimit të aeroplanëve ushtarakë polakë në Ukrainë

Blinken flet rreth mundësisë së dërgimit të aeroplanëve ushtarakë polakë në Ukrainë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka folur rreth planit të dorëzimit të aeroplanëve polakë MiG-29 forcave ushtarake të Ukrainës.

Blinken pohoi se janë duke diskutuar propozimin e polakëve para se të merret një vendim final.

“Mendoj se ajo që po shohim është se propozimi i Polonisë tregon se ka disa kompleksitete që paraqet çështja kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës për sigurinë. Ne duhet të sigurohemi që po e bëjmë atë në mënyrën e duhur”, pohoi Blinken, shkruan theguardian.


Blinken tha në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Largimi nga një bazë amerikane e NATO-s në Gjermani për të fluturuar në hapësirën ajrore të kontestuar me Rusinë mbi Ukrainën ngre disa shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s. Pra, ne duhet të punojmë me specifikat e këtyre gjërave në vijim. Thjesht nuk është e qartë për ne se ka një arsye thelbësore për ta bërë atë në mënyrën që u parashtrua dje”, ka pohuar ai.

Theksojmë se kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që aeroplanët polakë të nisen prej vendit të tyre drejt shtetit ukrainas.

Ndryshe, mediat gjermane kanë raportuar gjatë ditës së sotme se edhe Kosova mund të jetë një destinacion për vendosjen e aeroplanëve polakë para se ata të dërgohen në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
Kalo në kategori