LAJMI I FUNDIT:

Labi dhuron 5000 euro për Fondin e Sigurisë

Labi dhuron 5000 euro për Fondin e Sigurisë
Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, është i njohur për dhurimet e tij dhe kauzat sensibilizuese.

Së fundmi, ai ka bërë një dhurim prej 5000 eurosh për themelimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Tahiri ka falënderuar të gjitha pjesëmarrësit në koncertin e tij, pasi pa ta grumbullimi i të hollave nuk do të ishte i mundur.


Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ai tha se 3000 euro janë ndarë nga të ardhurat e mbrëmjeve muzikore, gjersa 2000 i janë bashkangjitur nga Fondacioni i tij “Labinot Tahiri”.

“Faleminderit publik i dashur atje në Diasporë e në Kosovë, për prezencën në mbrëmjet tona, ku u ndamë të kënaqur të gjithë. Nga ato mbrëmje që punova, sot i ndava 3000 euro për Ushtrinë e Kosovës, dhe po ashtu edhe 2000 euro nga Fondacioni ynë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ashtu si Labi, shumë kolegë të tij përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po i bashkohen dhurimit vullnetar për Fondin e Sigurisë së Kosovës, të themeluar javë më parë nga Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina
Kalo në kategori