LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock: Nëse e ndalojmë naftën ruse sot, nuk do të mund të lëviznim nesër

Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock: Nëse e ndalojmë naftën ruse sot, nuk do të mund të lëviznim nesër

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock justifikoi vendimin e Berlinit për të mos ndaluar importet ruse të naftës në shenjë hakmarrjeje për agresionin në Ukrainë, duke thënë se kjo do ta shtynte shtetin gjerman në kaos, që do të ishte një fitore dhe jo një humbje për Kremlinin.

“Nëse Gjermania do të besonte se një ndalim i importeve do t’i jepte fund luftës, do ta bënte. Por ajo nuk e beson”, tha kryediplomatja.

Biden ndalon importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus në SHBA
Lexo po ashtu Biden ndalon importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus në SHBA

Gjermania është e varur nga Rusia pasi nga ky vend importon një të tretën e naftës, shumë më e varur nga SHBA-ja, e cila më parë njoftoi një embargo ndaj importeve të energjisë ruse.


“Nëse do ta ndalonim menjëherë, nesër nuk do të mund të lëviznim në Gjermani”, tha ajo.

Baerbock shtoi se punëtorët kryesorë si mësuesit apo infermierët nuk do të mund të vinin në punë dhe rryma do të ishte problem.

Britania shkon hapave të SHBA-së, shkurton importimin e naftës ruse
Lexo po ashtu Britania shkon hapave të SHBA-së, shkurton importimin e naftës ruse

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se po vendosin një embargo ndaj importeve të naftës dhe gazit rus, ndërsa Britania tha se do të heqë gradualisht importet ruse të energjisë deri në fund të vitit 2022, duke rritur më tej presionin ndaj Moskës për t’u hakmarrë kundër agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori