LAJMI I FUNDIT:

Dhomës së Përfaqësuesve britanikë për herë të parë iu drejtohet një politikan i huaj, Zelensky: Ne do të luftojnë deri në fund

Dhomës së Përfaqësuesve britanikë për herë të parë iu drejtohet një politikan i huaj, Zelensky: Ne do të luftojnë deri në fund

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur para politikanëve britanikë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kjo e fundit ishte e mbushur përplot para fjalimit të presidentit ukrainas, i cili u paraqit përmes një video lidhjeje të drejtpërdrejtë.

Ai u ka thënë deputetëve se “ju drejtohet si qytetar, si president i një vendi të madh, me një ëndërr”.


I pari i shtetit ukrainas e krahasoi luftën e vendit të tij kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk dëshironit ta humbnit vendin tuaj kur nazistët donin të merrnin vendin tuaj”, thotë ai duke shtuar “Dhe ju duhej të luftonit për Britaninë”.

Ai thotë se njerëzit e tij kanë treguar një përpjekje “heroike” kundër forcave ruse, “Granatimet nuk na thyen”.

Zelensky thotë se sanksionet janë të mirëseardhura, por nuk mjaftojnë dhe thotë se duhet të ketë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Ai thotë se vendimi i GJNP-së për të hetuar Rusinë për krime lufte u dha atyre shpresë se do të ketë pasoja, por pohoi se kjo nuk mjafton.

Zelensky duke iu referuar liderit britanik të kohës së luftës, Winston Churchill, ai zotohet se Ukraina “do të luftojë deri në fund”.

Duke i bërë jehonë fjalimit të famshëm të Churchill të vitit 1940 “ne do të luftojmë në plazhe”, Zelensky thotë se “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja. Ne do të luftojmë në pyje, fusha, brigje dhe në rrugë. Ukraina nuk do të dorëzohet dhe ne nuk do të humbasim”, thotë ai.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që një udhëheqës i huaj u fliste deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve – normalisht këto lloj fjalimesh ndodhin në sallën e Westminster. /Telegrafi/