Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci për nder të festës së 7 marsit, vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë. Aty ministrja Nagavci bëri të ditur se për herë të parë për vitin 2022 kanë paraparë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.
Kryeministri Kurti, përveç se arsimin e konsideroi si vendin ku fëmija takon për herë të parë shtetin, tha se të gjithë mësimdhënësit do t’i mbështesë dhe do të qëndrojnë bashkë për t’i ndihmuar në mënyrë që të kenë kushte të dinjitetshme të punës.
“Arsimi, shkolla është vendi ku fëmija për herë të parë e takon shtetin. Tek ju e takon shtetin për herë të parë dhe nëse nëna është mësuesja e parë, mësuesja është nëna e dytë dhe ne nuk jemi të vetëdijshëm sesa shumë fëmijët rriten brenda raportit nënë-mësuese… Ne do të jemi bashkë me Ministrinë e Arsimit, zonjën Arbërie Nagavci dhe me gjithë Republikën e Kosovës, sa më pranë jush në mënyrë që t’ju ndihmojmë, t’ju mbështetim që edhe mësimdhënësit t’i kenë kushtet e dinjitetshme të punës, e gjithashtu edhe kompensimin e merituar. Por në të njëjtën kohë edhe nxënësit nga gjenerata në gjeneratë të jenë më të mirë”, tha Kurti.
Ai gjithashtu ka theksuar që Kosova, mbi të gjitha ka nevojë për një arsim cilësor, ndërsa progresin tek nxënësit e cilësoi si dëshmi për atë që i pret në të ardhmen.
“Meqenëse kemi nevojë për shëndetësi të mirë, kemi nevojë për ekonomi të zhvilluar, siguri të qëndrueshme por do të thoshim që jo mbase vetëm sot se mbi të gjitha kemi nevojë për arsim cilësor… Progresi tek nxënësit që është dëshmi e punës së mësimdhënësve dhe përkushtimit të shtetit është dëshmia më e qartë, më e saktë për atë që na pret në të ardhmen. Shpesh kemi dëgjuar se si na thonë që rinia është e ardhmja, në fakt rinia është e tashmja, pasi që e ardhmja janë fëmijët, bile edhe ata që nuk kanë lindur ende, ata janë e ardhmja e vërtetë. E ju mund ta parashihni të ardhmen tonë, sepse ju e dini se si janë fëmijët e vendit tonë”, u shpreh Kurti.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri të ditur se janë duke punuar në infrastrukturën ligjore, dhe në këtë vit është planifikuar buxheti për ata mësimdhënës të cilët kanë probleme shëndetësore.
“Disa nga hapat që i kemi marrë në Qeveri sivjet për herë të parë në buxhetin e vitit 2022, kemi planifikuar buxhetin për mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore sepse jemi të vetëdijshëm që plot nga kolegët tanë kanë vështirësi në zhvillimin e mësimdhënies së rregullt për shkak të problemeve shëndetësore, dhe si një problem i shprehur nga shumica e shkollave, ne kemi adresuar dhe jemi duke punuar edhe në infrastrukturën ligjore që të lejojmë që secili mësimdhënës të kryej punën e vet pa brengën e shqetësimeve që i sjell shëndeti”, tha Nagavci.
E që nxënësit të kenë sukses, Nagavci tha se do të jenë në mbështetje për të përmirësuar kushtet e punës dhe rregullimin e rrethanave të nevojshme .
E para e Arsimit i vlerësoi mësimdhënësit që përveç detyrës së tyre për edukim u kujdesën edhe për ruajtjen e vlerave të atdheut. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze