LAJMI I FUNDIT:

Rritet sërish çmimi i naftës, SHBA-ja dhe BE-ja diskutojnë ndalimin e importit të derivateve nga Rusia

Rritet sërish çmimi i naftës, SHBA-ja dhe BE-ja diskutojnë ndalimin e importit të derivateve nga Rusia

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni është në “diskutime shumë aktive” me partnerët evropianë rreth ndalimit të importeve të derivateve nga Rusia.

Nafta Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes në fundjavë, ndërsa nafta West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9 dollarë.


Rritjet janë afër niveleve rekord të 2008-së, kur Brent arriti në 147.50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147.27 dollarë.

Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë botërore dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse.

Çmimet botërore të naftës janë rritur me 67 për qind që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore. /Telegrafi/