LAJMI I FUNDIT:

Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës

Macron i kërkon Putinit që të ketë kujdes me centralet bërthamore të Ukrainës

Presidenti francez, Emmanual Macron i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin të sigurojë mbrojtjen e vendeve bërthamore të Ukrainës.

Një zyrtar nga zyra e Macronit tha se presidenti francez i kërkoi Putinit t’i jepte fund operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë gjatë një telefonate të sotme që zgjati gati dy orë.

Putin i tha Macronit se ishte dakord për bisedimet midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Ukrainës dhe Rusisë.


Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës
Lexo po ashtu Putin i tregoi Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Macron ka qëndruar në kontakt të rregullt me Putinin, i cili më parë i tha presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se nuk do të ndalej derisa Kievi të ndalonte luftimet.

Në fillim të kësaj jave, Rusia sulmoi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në qytetin juglindor Enerhodar.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, të paralajmëronte në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmi pasqyronte një “përshkallëzim të ri të rrezikshëm” dhe mund të kishte çuar lehtësisht në katastrofë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori