LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen nga Drenica

Nuhiu merr përgjegjësinë për humbjen nga Drenica

Drita ka pësuar humbje në udhëtim te Drenica në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.

Gjilanasit janë mposhtur me rezultat të pastër 2-0, në një ndeshje ku asgjë nuk shkoi në të mirë të tyre.


Fatlum Gashi dhe Kreshnik Uka shënuan për vendasit, derisa Marko Simonovski për ekipin mysafir.

Për humbjen e pësuar në Skenderaj ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili ka marrë përgjegjësinë për këtë disfatë.

“Nuk duhet të arsyetohemi me terrenin, skuadra kundërshtare konkretizoi raste, sot maksimumi i skuadrës sonë ishte kjo, humbja na vështirëson rrugëtimin në vazhdimin e kampionatit, përgjegjësitë e humbjes i marrë vet“, tha Nuhiu.

“Djemtë u angazhuan shumë dhe përgjegjësia më takon vetëm mua për këtë humbje”, u shpreh Nuhiu.

Tutje trajneri i Dritës foli edhe se si do t’i motivojë futbollistët për derbin ndaj Gjilanit.

“Në derbi nuk ka nevojë për motivim, futbollistët e dinë rëndësinë e derbit të Anamoravës dhe do të tentojmë të rikthehemi te fitoret”, u shpreh Nuhiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori