Chelsea ndalon bisedimet për rinovimin e kontratës me Jorginhon, italiani mund të largohet në verë
E ardhmja e mesfushorit italian Jorginho ende është në dyshim.
Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë ka qenë në bisedime me Chelsean për rinovimin e kontratës, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Gazetari i njohur Nicolo Schira, ka raportuar se drejtuesit e klubit kanë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës me agjentët e mesfushorit.
E gjitha ka të bëj me paqartësinë e klubit me presidentin Roman Abramovich që tanimë e ka nxjerr në shitje.
30-vjeçari është bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2018 nga Napoli për 57 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka lënë gjurmë të mëdha në Angli.
Në rast se nuk rinovohet kontrata, atëherë mesfushori italian synon rikthimin në Serie A, ku Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251