LAJMI I FUNDIT:

Ballkani dhe Llapi luajnë derbin e xhiros së 23-të në BKT Superligë, nga dy kampet presin një ndeshje të zjarrtë dhe të bukur për tifozët

Ballkani dhe Llapi luajnë derbin e xhiros së 23-të në BKT Superligë, nga dy kampet presin një ndeshje të zjarrtë dhe të bukur për tifozët

Të dielën zhvillohet derbi i xhiros së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit. 

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit, me Ballkanin që zë vendin e parë në tabelë me 45 pikë, derisa Llapi zë vendin e katërt me gjashtë pikë më pak.

Të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë dy skuadrat përballen mes vete në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.


Kapiteni i Ballkanit, mesfushori Edvin Kuç, flet para ndeshjes së rëndësishme duke thënë se janë favorit pasi luajnë në shtëpi të tyre.

“Luajmë në Suharekë dhe jemi në rolin e favoritit, por futbolli nuk ka garanci, një gjë është e sigurt që unë dhe bashkëlojtarët do japim maksimumin për të fituar dhe për të fituar të dielën”, tha Kuç, për TV Dukagjinin.

Edhe mesfushori tjetër i suharekasve, Kushtrim Gashi flet para duelit të vështirë me Llapin.

”Kemi përgatitur gjatë javës të gjitha ato pikat e forta dhe pikat e dobëta që ka skuadra e Llapit, dhe mendoj se do ti qasemi ndeshjes me shumë seriozitet”, tha Gashi.

Për duelin e së dielës foli edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, duke thënë se se pret që të jetë një takim i bukur.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje jo e lehtë për Llapin, një ndeshje e vështirë, duke e ditur që të dy skuadrat janë në një formë të mirë, edhe Ballkani e ka filluar këtë stinor pa humbje, ashtu sikurse edhe Llapi. Besoj se do të jetë një lojë e bukur për shikuesit”, tha fillimisht ai.

Batatina ishte kritik për fushën në Suharekë, pasiqë ka tapetin artificial, teksa edhe krahasoi ekipin e tij me atë të Barcelonës.

“Kam thënë që kur të rikthehen Llapi dhe Barcelona do ta thonë fjalën kryesore”, tha Batatina.

Edhe dyshja e Llapit, Bujar Idrizi dhe Valmir Veliu u prononcuan për ndeshjen ndaj Ballkanit.

“Për këtë ndeshje shpresojmë të shkojmë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Shpresojmë të kemi këtë ecuri të rezultateve, ne nuk i frikësohemi askujt dhe shkojmë për rezultat pozitiv”, tha Idrizi.

Optimist para ndeshjes ishte edhe ylli i skuadrës llapjane,  sulmuesi Valmir Veliu.

“Siç dihet Ballkani ka një seri të mirë, është në formë të mirë, por ne do të luftojmë, do të shkojmë për një rezultat pozitiv dhe shpresoj që t’ia arrijmë”, tha Veliu. /Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori