Ekspertët thonë se ndjenja kryesore që fëmijët dhe të rinjtë kërkojnë nga të rriturit është ndjenja e mbrojtjes dhe sigurisë
Para se të ndihmojmë dhe mbështesim fëmijët dhe të rinjtë, ne të rriturit duhet të jemi në paqe me qëndrimet, vlerat tona dhe – sa më shumë që të jetë e mundur – t’i njohim me faktet dhe situatat, sepse kështu do të jemi më të gatshëm të ndihmojmë fëmijët, të rinjtë dhe të tjerët.
Prandaj, duhet të kujdesemi për veten dhe kështu të zhvillojmë më shumë durim dhe të jemi më kreativë për momentet kur duhet t’i bindim fëmijët dhe të rinjtë për sigurinë e tyre”, thuhet në tekstin ku propozohet një qasje ndaj moshës së fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Fëmijët nuk duhet të ekspozohen shumë ndaj lajmeve
Ashtu si në situata të tjera krize, fëmijët nuk duhet të ekspozohen tepër ndaj lajmeve. “Lajmet e fundit” duhet të shmangen si një sfond i jetës gjatë gjithë ditës.
Në veçanti, duhet shmangur që fëmijët të shikojnë lajme dhe raporte që mund të jenë jashtëzakonisht të fuqishme dhe tronditëse pa praninë e një prindi apo të rrituri.
Nga ana tjetër, fëmijët kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh, por ky lajm duhet përshtatur dhe shpjeguar në një mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre. Prindërit duhet të jenë në gjendje të flasin me fëmijën e tyre për atë që i intereson, çfarë kanë parë dhe si ndihen.
Është e nevojshme të krijohet një mjedis mbështetës në familje, klasë dhe shkollë. Qëllimi është krijimi i një mjedisi ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shprehin ndjenjat e tyre. Kjo duhet bërë pa i detyruar fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre para se të ndihen gati.
Gjithashtu, është e rëndësishme t’i vëni në dijeni se, në nivel shkolle, ka psikolog, me të cilët mund të flasin nëse janë të shqetësuar ose kanë vështirësi të përballojnë emocionet e tyre. Fëmijët e grupmoshave të ndryshme reagojnë ndryshe ndaj përvojave stresuese, kështu që reagimi i të rriturve do të varet nga mosha dhe sjelljet e caktuara.
Një nga strategjitë më të mira është t’i njoftoni fëmijët dhe të rinjtë me faktet dhe kontekstin. Flisni me ta, lërini t’ju tregojnë se çfarë kanë mësuar, çfarë i shqetëson, diskutoni së bashku për atë që ata nuk e kuptojnë ose nëse nuk janë të sigurt për faktet, kërkoni përgjigjet së bashku.
Ajo që me siguri mund t’u interesojë është nëse janë të sigurt, nëse njerëzit afër tyre dhe që kujdesen për ta janë të sigurt dhe si do të ndikojnë këto ngjarje në jetën e përditshme. Kësisoj, mjeti më i mirë mund të jetë një hartë për t’u treguar atyre se ku po ndodhin konfliktet dhe se ne jemi të sigurt në rrethanat aktuale.
Nxitini ata të ndërmarrin veprime pozitive
Nëse një fëmijë ose i ri është veçanërisht i shqetësuar për familjet ose moshatarët e tij në Ukrainë, udhëzojini të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për t’i ndihmuar ata.
Disa aktivitete që mund të bëhen dhe të zgjidhen sipas moshës së fëmijës mund të jetë pjesëmarrja në një asamble apo protestë paqësore, mbledhja e donacioneve, shkrimi për deputetët apo vendimmarrësit dhe hulumtimit se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndihmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut
Mbyllini poret në mënyrë natyrale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'