LAJMI I FUNDIT:

BQK: Nuk aplikohet tarifë për transferimin e mjeteve në Fondin e Sigurisë

BQK: Nuk aplikohet tarifë për transferimin e mjeteve në Fondin e Sigurisë
Foto: Arkiv

Thesari i Kosovës ka hapur llogarinë zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për Fondin e Sigurisë i themeluar nga Qeveria e Kosovës.

Banka Qendrore e Kosovës thekson se për të transferuar mjetet në këtë fond qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë.


“Në mbledhjen e mbajtur me datë 2 mars 2022, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga Qeveria e Kosovës për Fondin e Sigurisë”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin.

Hapet llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë
Lexo po ashtu Hapet llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë

Po ashtu, BQK njofton se u është kërkuar bankave komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë me rastin e transferimit të mjeteve në Fondin e Sigurisë.

Ditë parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori