Ilir Daja ka zbarkuar te Ballkani pas përfundimit të stinorit vjeshtor dhe po del të jetë një goditje e klubit suharekas.
Lideri aktual i BKT Superligës së Kosovës e kishte mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë, pas një humbje në ndeshjen e fundit nga Gjilani (0-1), që i kishte kushtuar me pozitën e parë dhe largim Bekim Isufit.
Me 35 pikë, Gjilani dimëroi në vendin e parë, me një pikë më shumë se Drita (34) dhe dy më shumë se Ballkani që ka zbritur në vendin e tretë.
Emërimi i Ilir Dajës
Më 5 janar 2022, Ilir Daja u paraqit në zyrat e klubit të Ballkanit, ku nënshkroi kontratën e tij me klubin. Me pak fjalë ai premtoi punë, jo tituj e diçka tjetër, që te Ballkani, janë ëndërr në vitet e fundit.
Ai u prezantua nga Arsim Kabashi, kryetar i klubit, ndërsa ndihmës i tij erdhi Artim Pollozhani.
Daja zëvendësoi Bekim Isufin që kishte një sezon të mirë, deri në fund të vjeshtës. Një trajner me emër dhe trofe të shumtë në Shqipëri, ku kishte udhëhequr Skënderbeun edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Rezultatet
Ballkani realizoi një fazë përgatitore një Turqi, ku koha e konsiderueshme në dispozicion i ndihmoi Ilir Dajës të njihej më shumë me skuadrën dhe lojtarët.
Pasi mori disa rezultatet të mira atje, Ballkani u kthye në shtëpi, ku në ndeshjen e parë u ndeshën me Malishevën për Kupën e Kosovës.
Një fitore 1-0 me golin e Albion Rrahmanit i dhanë fitoren portokallinjve që kaluan në çerekfinale.
View this post on Instagram
Pastaj filloi seria e jashtëzakonshme në kampionat, ku Ilir Daja mori katër fitore radhazi. Viktima e parë ishte Dukagjini i Klinës që u mposht me rezultat 4-1.
Pas tyre mposhti Prishtinën në udhëtim me rezultat 2-0 për tu kthyer te fitorja në shtëpi ndaj Ulpianës.
Në ndeshjen e fundit Ballkani mposhti një rival direkt si Drita me rezultat 1-0 për tu kthyer lider i vetëm në renditje.
Në pesë ndeshje (katër kampionat, një kupë), Ballkani ka shënuar 11 herë dhe ka pranuar vetëm një gol.
Ajo që bie në sy është se të gjithë shënojnë me Ilir Dajën, duke filluar nga ‘i harruari’ nga Bekim Isufi, sulmuesi Mevlan Zeka që ka gjetur rrjetën në tre raste.
Nga një gol kanë shtuar: Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Armend Thaqi, Kushtrim Gashi, Edvin Kuc, Blendi Baftiu, Ermal Krasniqi dhe Theophilus Solomon.
Harmonia dhe qetësia në skuadër
Ballkani nuk gjashtë muajt e fundit nuk është shquar për harmoni dhe qetësi në skuadër, për çka duket që me Dajën e kanë gjetur këtë.
Rikthimi në formë i Blend Baftiu e tregon më së miri këtë gjë, ndërsa pothuajse të gjithë lojtarët kanë pasur mundësi ta tregojnë vetën.
Me Ballkanin që në të tretin vit tenton titullin, mund të jetë ky i treti i vërtet dhe nësë kjo ndodh, Ilir Daja padyshim që do të kishte një meritë të madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dorëheqjes së Terzicit, Dortmundi mori një vendim që Hummels nuk e priste
Emërohen dhe renditen top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024
Valverde zbulon zemërimin e tij me Ancelottin
Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo
Ylli i Liverpoolit do të thyejë rekordin 64-vjeçar në Euro 2024
“Një nga lojtarët më inteligjentë”, Guardiola vlerëson lartë ish-yllin e Man Cityt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë - kuqezinjtë në vendin e parë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave