Interi mund të shpëtojë, por jo edhe Milani, Juventusi e Roma nga ndëshkimi i UEFA-s për rregullin financiar
UEFA ka hapur procedurë kundër Interit për shkelje të rregullit financiar, por gazetari Marco Belinazzo shpjegon se Nerazzurrët nuk ka gjasa të sanksionohen.
Kampioni në fuqi i Serie A e konfirmoi procedurën përmes një deklarate zyrtare të Inter Media dhe Communication.
“Në tetor 2021, ne i dorëzuam UEFA-s të dhënat tona në lidhje me kërkesën e “Fair Play” Financiar (“FFP”) deri më 30 qershor 2021”, thuhej në deklaratë.
“Llogaritjet e tilla treguan se ne nuk e kemi përmbushur kërkesën e kthimit të barabartë siç është vendosur aktualisht, dhe si rezultat, UEFA kërkoi informacion shtesë në nëntor 2021”.
“Më 17 dhjetor 2021, UEFA njoftoi zyrtarisht se rishikimi i kryer nga Dhoma e Parë e CFCB i informacionit të rezultatit të balancuar të ofruar nga ne, theksoi një deficit të konsiderueshëm total për periudhën e monitorimit që mbulon periudhat raportuese 2018, 2019, 2020 dhe 2021 dhe kërkoi dorëzimin e informacionit tonë më të përditësuar të projektuar për periudhën raportuese që përfundon në qershor 2022 (që kemi dhënë më 20 janar 2022)”, thuhet më tej në reagimin e klubit italian.
Më 14 shkurt 2022, UEFA i dërgoi Interit raportin e plotë se çfarë do të pasonte më pas.
“Vendimi i tyre për të hapur procedurat në lidhje me klubin tonë në përputhje me nenin 12 (1) të rregullave procedurale që rregullojnë Trupin e Kontrollit Financiar të Klubit të UEFA-s (“CFCB”) – Botim 2021”.
“Emërimi i një anëtari raportues i ngarkuar për të vërtetuar faktet dhe për të mbledhur të gjitha provat përkatëse (duke përfshirë një plan biznesi për periudhën VF23-FY25) në përputhje me nenin 12 (2) të rregullave procedurale”.
“Ftesa për të marrë pjesë në një seancë para Dhomës së Parë të CFCB në mars 2022 (data që do të konfirmohet) në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon (Zvicër) pasi anëtari raportues do të ketë nxjerrë konkluzionet e tij për rastin e klubit tonë”.
Le verifiche sul Financial Fair play riguardano oltre 30 club europei (inclusi Roma, Inter, Juve e Milan) ed era un atto dovuto della Uefa considerando l'impatto della pandemia. Difficile ci siano sanzioni. Entro aprile le regole saranno rinnovate in vista della stagione 2024/25
— Marco Bellinazzo (@MarcoBellinazzo) February 28, 2022
Njoftimi ka shkaktuar shqetësim për tifozët e Interit, të cilët kishin frikë se klubi i tyre mund të përjashtohej nga garat evropiane.
Megjithatë, gazetari italian Marco Belinazzo ka shpjeguar se kampionët e Serisë A nuk kanë gjasa të sanksionohen.
“Kontrollet e Fair Play-t Financiar kanë të bëjnë me më shumë se tridhjetë klube evropiane (përfshirë Romën, Interin, Juventusin dhe Milanin) dhe janë detyrë e UEFA-s duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë”, shkroi ai në Twitter.
“Vështirë se ka sanksione dhe deri në prill rregullat do të rinovohen për sezonin 2024-2025”, bën të ditur Belinazzo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?
Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim
Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri