Ushtrisë ukrainase iu bashkua edhe karateisti Stanislav Horuna që e kishte nderuar karatenë e Kosovës me dy pjesëmarrje në Prishtinë
Karateisti ukrainas, Stanislav Horuna, fitues i medaljes së bronztë olimpike, i është bashkuar ushtrisë Ukrainase për ta mbrojtur vendin nga agresioni rus.
Prej se Rusia i ka nisur sulmet ndaj Ukrainës emra të shumtë nga bota e sportit i kanë kapur armët për ta luftuar armikun.
Tashmë është raportuar se edhe karateisti ka ndjekur shembullin e shumë bashkëkombësve të tij për të dalë në mbrojtje të atdheut.
El karateca ucraniano Stanislav Horuna, bronce olímpico en los JJ.OO., también se sumó al ejército. https://t.co/nA7tNG81hc
— Raúl Andrade B. (@r_hockey) February 28, 2022
Në një postim të ish-kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, thuhet se “Horuna është mik i madh i yni, i cili e pati nderuar karatenë tonë me dy pjesëmarrje ne turneun ‘Top 10’ i mbajtur në Prishtinë në vitin 2013 dhe 2014 të cilin edhe e pati fituar”.
“Erdhi në Prishtinë edhe pse nuk ishim të pranuar në Federatën Botërore dhe atë Evropiane, duke rrezikuar të sanksionohet për pjesëmarrje. Padyshim pjesëmarrja e tij tej mase e afirmoi karatenë dhe shtetin e Kosovës. Ne lutemi për Ukrainën dhe besojmë se do të dalë fituese në betejë me agresorin rus”, shkruan në postimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojnë dëshirën e madhe
Konfirmohet lufta e radhës e Tyson Fury pas humbjes nga Oleksandr Usyk
Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë ‘senatorë’
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251