LAJMI I FUNDIT:

Tenistja numër një e Rusisë i bën thirrje Putinit që të ndalojë luftën

Tenistja numër një e Rusisë i bën thirrje Putinit që të ndalojë luftën

Tenistja numër një e Rusisë, Anastasia Pavlyuchenkova i ka bërë thirrje kombit të saj që të “ndalojë dhunën, të ndalojë luftën” në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Ndërsa sanksionet ndaj kombit të Vladimir Putin kanë ardhur nga bota e biznesit, BE e NATO edhe bota e sportit gjithashtu ka kundërshtuar aktet e agresionit me refuzimin për t’u përballur me Rusinë ose ekipet e saj.

Tani një numër i madh i sportistëve nga Rusia kanë marrë gjithashtu iniciativa përmes mediave sociale dhe konferencat për shtyp për të sinjalizuar tmerrin që po përjetojnë ndaj veprimeve të kombit të tyre, me Pavlyuchenkova që ndjek yjet e tjerë të tenisit si Andrey Rublev dhe Daniil Medvedev dhe sulmuesin ndërkombëtar të futbollit Fyodor Smolov.


Qeveria britanike sfidon FIFA-n për Rusinë
Lexo po ashtu Qeveria britanike sfidon FIFA-n për Rusinë

Pavlyuchenkova është rusja më e mirë në teke për femra dhe renditet e 14-ta në botë – ndërsa në dyshe të përziera ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 verën e kaluar, së bashku me Rublev që përfaqësonte Komitetin Olimpik Rus, me Rusinë të ndaluar të garonte si komb.

“Kam luajtur tenis që kur isha fëmijë. Gjithë jetën e kam përfaqësuar Rusinë. Kjo është shtëpia dhe vendi im. Por, tani jam në frikë të plotë, ashtu si miqtë dhe familja ime”, shkroi ajo në Twitter.

Ishte lojtari i vetëm që nuk e veshi fanellën ‘kundër luftës’ - vjen reagimi i kapitenit të Erzurumspor
Lexo po ashtu Ishte lojtari i vetëm që nuk e veshi fanellën ‘kundër luftës’ - vjen reagimi i kapitenit të Erzurumspor

“Por, unë nuk kam frikë të deklaroj qartë pozicionin tim. Unë jam kundër luftës dhe dhunës. Ambiciet personale apo motivet politike nuk mund të justifikojnë dhunën. Kjo e merr të ardhmen jo vetëm nga ne, por edhe nga fëmijët tanë. Jam konfuze dhe nuk di si të ndihmoj në këtë situatë”.

“Unë jam thjesht një sportiste që luan tenis. Unë nuk jam politikan, as personazh publik, nuk kam përvojë në këtë. Unë vetëm mund të mos pajtohem publikisht me këto vendime të marra dhe të flas hapur për këtë. Stop dhunës, ndaloni luftën”, thuhet në reagimin e saj.

E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës
Lexo po ashtu E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës

Javën e kaluar Rublev shkroi “Jo luftë të lutem” në një objektiv kamerash pasi fitoi ndeshjen e tij në Dubai, në rrugë për të marrë titullin. /Telegrafi/

https://twitter.com/NastiaPav/status/1498269581445632007

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori